Bajern-Barcelona përmbushi çdo pritshmëri, madje edhe se cili ekip do të triumfonte në përfundim, me Bajernin që nuk njeh rezultat tjetër përveç fitores në fushën e vet ndaj katalanasve. Por surpriza, edhe pse pa pasoja në këtë takim, ishte forca shtytëse e të besuarve të Ksavit, të cilët goditën plot 10 herë në drejtim të portës në pjesën e parë, nga ku i shkuan shumë pranë golit me ish-in e skuadrës vendëse, por pa e përfunduar misionin deri në rrjetën e Nojerit.
Një statistikë e tillë do të na kthente 14 vite mbrapa. Bëhet fjalë sërish për fazën e grupeve, por të një kundërshtari me kalibër të ndryshëm, ama diti të godiste 11 herë në “Allianz Arena” në pjesën e parë gjatë tetorit të 2008-ës dhe ishte Fiorentina.
“Vjollcët” do të detyroheshin të kënaqeshin vetëm me këtë fakt, pasi rezultati përfundimtar do të shënonte 3-0 në favor të rekordmenëve gjermanë, thuajse gati e njëjtë me panoramën e ndeshjes së zhvilluar nga gjigantët spanjollë.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”