“Tërbimi” pas zëvendësimit në Champions, Sane shpjegohet: E kisha me veten, jo trajnerin

Leroj Sane na tregoi edhe njëherë se çfarë është në gjendje të bëjë kur ndodhet në formën më të mirë, pavarësisht se kush është kundërshtari. Por ajo çka u pikas pas zëvendësimit ishte reagimi i anësorit gjerman, ku fillimisht u mendua se goditja e shishes së ujit pas largimit nga fusha e lojës kishte të bënte me vendimin e trajnerit Nagelsman.

sane

Kjo hipotezë u hodh poshtë nga vetë protagonisti, i cili ka sqaruar gjithçka ndodhi. “Veprimi i goditjes së shishes me ujë pas zëvendësimit nuk ka lidhje me irritimin tim për shkakun e zgjedhjes së trajnerit. E vërteta qëndron se ajo mërzi buronte nga paraqitja ime në fushë, mund të kisha luajtur më mirë në fragmente të caktuara, por fatmirësisht gjithçka përfundoi në favorin tonë.

Për mua nuk është e rëndësishme vetëm të shënoj, paraqitjes në tërësi i jap prioritet. E vetmja gjë që mendova në ato momente ishte ku të shkarkoja inatin e akumuluar përbrenda dhe gjënë e parë që gjeta sapo dola nga vijat anësore ishte shishja e ujit”, pohoi 26-vjeçari gjerman.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Tërbimi” pas zëvendësimit në Champions, Sane shpjegohet: E kisha me veten, jo trajnerin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook