Avokati i 28-vjeçares së dhunuar nga bashkëjetuesi, Enea Cenko në një intervistë për News24 ka theksuar se vajza dhe babai i saj është marrë në mbrojtje nga policia.
Gjithashtu ai ka kërkuar që një ekip punë të niset drejt Traumës, ku ndodhet edhe vajza e dhunuar e cila është nën kujdesin e mjekëve.
“Në mënyrë urgjente drejtori i Policisë së Tiranës, shefi i Komisariatit nr.2 kanë marrë në mbrojtje menjëherë vajzën dhe babanë e vajzës. Nuk kemi të bëjmë me një plagosje, është torturë, rrëmbim, një sërë veprash penale.
Kërkoj që një ekip punë të niset menjëherë në spitalin e Traumës. Vajza më ka thënë që kishin prerë edhe ditën e dasmës dhe nuk e ka denoncuar ën shtetin gjerman duke shpresuar në përmirësim të situatës”, ka thënë ai.
Arena e Lajmit