U21/ Tirana fiton derbin ndaj Partizanit, dy lojtarë të të kuqve përfundojnë në spital

Tirana ka fituar derbin e parë për këtë sezon futbollistik, jo atë të të rriturve, por për kampionatin e moshës U-21 në Superiore. Në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin “Skënder Halili”, ekipi bardheblu, i drejtuar nga Gentian Muça, ia ka dalë të mposhtë Partizanin me rezultatin 3-0.

tirana-partizani u21

Në ndihmë skuadrës U-21 të Tiranës i erdhi mbrojtësi i ekipit të parë, Besir Iseni, që përfitoi nga një gabim i portierit në minutën e 7-të. Në minutën e 20-të, mesfushori Galip Arapi, i Partizanit, dëmtohet rëndë dhe përfundon në spital.

Çast nga ndeshja e djeshme  Foto: F.Hazisllari

Çast nga ndeshja e djeshme
Foto: F.Hazisllari

Pjesa e parë përfundoi 1- 0. Në të dytën ka pasur edhe një tjetër dëmtim të rëndë, portieri Forald Hoxha ka dalë me barelë nga fusha. Dyfishimi i shifrave do të vinte në minutën e 63-të me Arbër Bytyqin, që gjithashtu është pjesë e ekipit të parë.

Çast nga ndeshja e djeshme Foto: F.Hazisllari

Çast nga ndeshja e djeshme
Foto: F.Hazisllari

2-0, dhe trajneri Muça u jep mundësinë edhe disa lojtarëve të tjerë që të aktivizohen. Kur loja po shkonte drejt fundit, ishte sërish Bytyqi, i cili shënoi golin e tretë të sfidës dhe të dytin personal.

tirana partizani u21

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


U21/ Tirana fiton derbin ndaj Partizanit, dy lojtarë të të kuqve përfundojnë në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook