Policia italiane ka bërë të ditur se i ka dhënë zgjidhje një ngjarje që kishte filluar të bëhej shqetësuese në zonën e Milanos, ajo e vjedhjes në banesat e personave të famshëm. Polica ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, të cilët mendohet se janë përgjegjësit kryesorë të grabitjes së banesave të një influencere të njohur, Kiara Biasi, por edhe futbollistët Hakan Çalhanollu dhe Stefano Sensi.
Sipas policisë, autorët e grabitjeve janë dy shtetas kroatë, 21 dhe 36 vjeç, të cilët kanë hyrë në banesa duke shfrytëzuar momentin kur ishin të ndërgjegjshëm se në to nuk kishte njeri. Në rastin e Çalhanollu, grabitja ka ndodhur gjatë një derbi ndaj Milanit në sezonin e kaluar.
Sipas policisë, nëpërmjet kësaj mënyre ata kishin grabitur në shtëpitë ku kishin hyrë me forcë para dhe sende me vlerë që arrinin shifrën gjysmë milioni euro.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”