“I kam qëndruar pranë në spital”, vëllai u arrestua pasi mori peng dhe dhunoi 28-vjeçaren, motra e tij në lot: Do ta duam sido që të shkojnë gjërat, nëna është shumë keq

Whatsapp Image 2023 04 18 At 12.18.00

Në emisionin “Me zemër të hapur” i gazetares Evis Ahmeti në News24 ka ardhur sot dëshmia e motrës së 31-vjeçarit Gleard Gusholli, i cili u arrestua pasi mori peng për një javë dhe dhunoi barbarisht partneren e tij 28 vjeçe.
Ishte e reja që tha se motra e Gleardit kishte gënjyer mjekët, duke iu thënë se nuk e njihte pasi e kishin dorëzuar në gjendje të rëndë te urgjenca.

Motra e autorit mohoi këtë qëndrim dhe deklaroi se i ka qëndruar pranë në spital për tre ditë deri sa e ka larguar policia. Ajo tha se do ta duan gjithmonë vajzën sido që të shkojnë gjërat dhe se nëna e saj është shumë e shqetësuar.

“I kam qëndruar pranë. Tre ditë në spital, shkoja në rajon e shkoja në spital. Aq shumë e doja. Jam e shokuar nga të gjitha anët. Vetëm kaq do t’i thuash që të ka dashur gjithmonë dhe të do. Do të dojë gjithmonë sido që të shkojnë gjërat. Duhet të qëndroj pranë nënës sime se është shumë e shqetësuar”, deklaroi motra e autorit.

BISEDA
Motra e dhunuesit: Nuk dua të flas fare realisht, asaj i uroj shërim të shpejt. E kam dashur e dua akoma, e dua si motër, e kam ndihmuar me gjithë shpirt me çdo gjë, por më ka vrarë shumë me ca gjëra që janë të paqena. Nuk dua të flas fare, fare…Janë shumë gjëra, ajo nuk është në gjendje që të merret në pyetje dhe nuk më ka pëlqyer fare, se derisa nuk je në gjendje, nuk je mirë nuk ke pse del në televizor. Edhe ne të rënduar jemi, kjo është fatkeqësi e jona, vëllai im nuk ka qenë, nuk e di pse ka përfunduar në atë pikë, nuk di çfarë të them…

Evis Ahmeti: Po në lidhje me ju që e keni mohuar?
Motra e dhunuesit: Unë e dua atë gocë, familjen e saj e admiroj, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, atë gocë e dua me shpirt e kam ndihmuar dhe i kam thënë “më rëntë pika” dhe nuk është e vërtetë ajo që tha në lidhje me lekët që i ka policia.

Evis Ahmeti: Ajo tha në lidhje me ju që nuk e njihni e keni gjetur në rrugë?
Motra e dhunuesit: Jo, jo nuk është e vërtetë fare, nuk e di; unë uroj shërim të shpejt, nuk dua të merrem fare me asnjë lloj media. Zoti e ndihmoftë, e dua shumë dhe do t’i thuash se… do të dojë gjithë jetën. I kam ndenjur 3 ditë në spital se aq shumë e doja.

Evis Ahmeti: I ke qëndruar tani 3 ditë në spital?
Motra e dhunuesit: I kam qëndruar që atë ditë po, shkoja në rajon shkoja te ajo i rrija aty pranë…

Evis Ahmeti: Domethënë ti nuk e ke braktisur asnjëherë?
Motra e dhunuesit: Asnjë moment, e ke me fakte ke policinë, asnjë moment. Mua më ka larguar policia që mos hajde më këtu, mos të shoh më këtu…

Evis Ahmeti: Ke marrë ndonjë takim me vëllain, që pse e bëri këtë gjë?
Motra e dhunuesit: Jo, jo, jam e shokuar nga të gjitha anët, vetëm kaq do ti thuash që I… të ka dashur gjithmonë e të do, kaq vetëm këtë transmetoja nga mua edhe familjes. I… ju respekton nga të gjitha anët, ju do shumë dhe ka për t’ju dashur gjithmonë sido që të shkojnë gjërat. Dua të mbaj nënën time se është shumë e shokuar…

“I kam qëndruar pranë në spital”, vëllai u arrestua pasi mori peng dhe dhunoi 28-vjeçaren, motra e tij në lot: Do ta duam sido që të shkojnë gjërat, nëna është shumë keq

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook