Në seancën e fundit Teuta u fokusua tek ana taktike, teksa Shkëmbi provoi formacionin që do të zbresë sot në fushë.
Të gjithë ishin nën urdhrat e tij, përveç qendërmbrojtësit Artan Jazxhi, i cili ka punuar veçmas grupit, duke qenë në kujdesin e stafit mjekësor pas dëmtimit që pësoi tri javë më parë.
Pritet që formacioni të jetë i njëjtë si ndaj Kukësit, ndërsa mbrojtësi i riaftësuar, Harrallamb Qaqi, sipas të gjitha gjasave do ta nisë nga stoli në rast se Shkëmbi vendos që ai të jetë titullar, do të sakrifikohet një mes Kuros dhe Idrizajt.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”