“Pagoi orgji me 8 femra me paratë e federatës”, akuza të rënda për presidentin e Federatës Spanjolle nga xhaxhai i tij

Një skandal tjetër ka përfshirë presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, i cili është akuzuar nga xhaxhai i tij, Huan Rubiales, se ka pagur në orgji me paratë e federatës.

asddasdasd

Huan Rubiales ka qenë shefi i kabinetit i presidenti të Federatës spanjolle, por më pas ka dhënë dorëheqjen duke nisur një luftë të ashpër kundër nipit të tij të cilin e akuzon se përdor institucionin dhe fondet sipas dëshirës.

Sipas “El Mundo”, Huan Rubiales ka denoncuar nipin e tij te Policia Antikorrupsion, pasi e akuzon se ka devijuar para të Federatës për të paguar orgji me miq të tij në lokalitetin e Salobrenja. Akuzuesi insiston se ai ka justifikuar shpenzimet e kësaj dite me “ditë pune” që nuk ishte e tillë. “Atë ditë nuk kreu asnjë çështje pune që lidhin me profesionin e tij, por thjesht zhvilloi këtë orgji me 8-10 vajza të reja bashkë me grupin e tij më të afërt”, shkruhej në denoncimin e bërë nga Huan Rubiales.

Ai bëri këtë denoncim më datë 30 maj, ndërsa ka akuzuar presidentin e Federatës Spanjolle edhe se ka paguar një agjenci detektivësh për të ndjekur David Aganzo, presidentin e Shoqatës së Futbollistëve Spanjollë, pasi dëshironte të dinte gjithçka rreth personave me të cilët takohej e fliste. Gjithçka me paratë e Federatës, e  cila po akuzohet çdo ditë e më shumë për shkelje të rënda, si ajo e akordit me Zherard Pike për të drejtat TV të Superkupës së Spanjës që zhvillohet në Arabinë Saudite.

Të gjitha akuzat janë përgënjeshtruar me një komunikatë zyrtare nga Federata Spanjolle e cila insiston se këto akuza janë të pabazuar mbi fakte dhe nuk ekziston asnjë provë se kanë ndodhur ngjarje të tilla, duke i cilësuar vetëm “fushatë shpifjesh”.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Pagoi orgji me 8 femra me paratë e federatës”, akuza të rënda për presidentin e Federatës Spanjolle nga xhaxhai i tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook