Lëvizje surprizë në merkato, futbollisti me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami, do të transferohet te skuadra greke e Olimpiakosit. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur italian, Fabricio Romano, i cili bën me dije se palët kanë arritur një marrëveshje, teksa Kasami do të kalojë si futbollist i lirë tek skuadra prestigjioze greke.
Romano gjithashtu njofton se futbollisti ka përfunduar testet mjekësore te skuadra e Olimpiakosit. Mbetet të shihet se kur do vije zyrtarizimi nga klubit. Kasami do të jetë shok skuadre me brazilianin Marselo, Hames Rodrigue, dy futbollistë që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Realit.
Kasami e ka veshur edhe në të kaluarën fanellën e Olimpiakosit, bëhet fjalë për sezonet 2014-2017, ku u aktivizua 44 ndeshje dhe shënoi 6 gola.
30-vjeçari shqiptar ka pasur një karrierë të bujshme deri tani, ku ndër klubet te të cilat është transferuar kanë qenë Fulhami, Nottingham Foresti, Baseli, Sioni e Palermo. Në sezonet e fundit mesfushori ishte pjesë e Bazelit.
One more for Olympiacos. Done deal for Pajtim Kasami who joins as free agent, medical completed as Kasami already landed in Greece few hours ago. 🚨⚪️🔴 #transfers
James Rodriguez, Bakambu, Kasami and Samassekou for Olympiacos, confirmed and here we go. pic.twitter.com/aBpk6Dlvju
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 15, 2022
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”