Tritol banesës së babait të kundërshtarit të përbetuar të Ervis Martinajt, zbardhet dëshmia e Mehmet Dukës: S’kam konflikte!

shperthimi ne fresk

Fresku u trondit gjatë natës nga një shpërthim me tritol, ku objektiv ishte banesa e Mehmet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës, kundërshtarë të Ervis Martinajt.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e pronarit të banesës, ku Mehmet Duka ka pohuar se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të jenë autorët. “Nuk kam dijeni kush mund të jenë autorët”, tha ai për grupin hetimor.

Sipas grupit hetimor, tritoli ishte vendosur në shenjë paralajmërimi për dy vëllezërit Duka, ku Leonard Duka është arrestuar dhe tjetri ndodhet në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Arena e Lajmit

Tritol banesës së babait të kundërshtarit të përbetuar të Ervis Martinajt, zbardhet dëshmia e Mehmet Dukës: S’kam konflikte!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook