Enis Çokaj nis një aventurë të re në Greqi. Klubi i Lokomotiva Zagreb ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të përfaqësues shqiptare në radhët e klubit të Panathinaikos.
Siç bëri të ditur sot “Panorama Sport”. dy klubet kishin qenë prej ditësh në negociata dhe në fund gjetën një akord mes tyre për transferimin e lojtarit i cili së fundmi është bërë pjesë e rregullt e grumbullimeve me kombëtaren shqiptare të futbollit.
Klubi i Lokomotiva Zagreb, nëpërmjet një komunikate zyrtare, bëri të qartë se ka shitur kartonin e Çokajt për më shumë se 1 milion euro, teksa futbollisti do të nënshkruante pasi të kalonte vizitat mjekësore të programuara në Athinë gjatë ditës së nesërme.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”