Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla në një prononcim për mediat foli për përjashtimin e deputetëve që pengojnë punimet në Foltoren e Kuvendit.
“Çdo deputet që bllokon foltore, rregullorja e Kuvendit është e qartë, duhet të përjashtohet nga punimet për 10 ditë. Parlamenti funksionin dhe çdo përpjekje për të bllokuar atë, duhet të zbatuar rregullorja. Rregullorja e thotë qartë që kush pengon zhvillimet e punimeve të Kuvendit do të ndëshkohet”, tha Balla.
Balla ka folur edhe për kërkesën e opozitës për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
“Ka pasur një kërkesë qesharake nga ana e deputetëve të opozitës lidhur me pretendimin se në ushtrimin e detyrës së saj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kryer shkelje të Rregullores dhe Kushtetutës. Këshilli i Legjislacionit e ka bërë verifikimin dhe raporti është gati, ku konkludohet se Kryetarja e Kuvendit ka respektuar gërmë për gërmë Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën dhe për pasojë në seancën e datës 16, Kuvendi duhet të votojë kërkesën ku Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në mënyrë unanime do të votojë kundër kësaj kërkese”, nënvizoi Balla.
Gjithashtu Balla është shprehur se gjatë seancës një grup deputetesh gra të Partisë Socialiste do të kenë kenë një deklartatë lidhur me gjuhën e rëndë e seksiste përdorur nga Sali Berisha.
“Të gjitha koleget deputete dhe Ministre të Partisë Socialiste, kanë ngritur një shqetësim që lidhet me disa deklarata të natyrës së diskriminimit gjinor dhe seksual, nga deputeti Sali Berisha ku do të njiheni sot me një deklaratë të grave deputete dhe minister të PS-së”, tha Balla.
Arena e Lajmit