Balotazh për majën e sulmit, ja formacioni i mundshëm i Tiranës sot ndaj Teutës

Orges Shehi ka mbyllur çështjen e formacionit. Durrsaku duket se do t’i besojë brazilianit Patrik për ndeshjen ndaj Teutës, por nuk është çudi që nga fillimi ta nisë Elvi Berisha.

TIRANA

Në sfidën me Teutën pritet të mungojnë tre lojtarë te Tirana.

Kështu, për arsye dëmtimi, nuk luajnë sot me durrsakët, Qefalija, Najdovski dhe Huseini.

I pari është dëmtuar në sfidën me Egnatian, ndërsa dy të tjerët kanë shqetësime prej disa kohësh.

Po kështu, në sfidën me Teutën përballen disa ish-ë, duke filluar nga trajneri Shehi, Aleksi, Kallaku, Hila dhe drejtor Tefik Osmani.

Gjithashtu, në krahun tjetër janë ish-kapiteni Karabeci, Qirko, Çejku dhe Gjinollari.

Një përballje ish-ësh. Për statistikë, Tirana nuk mundet me Teutën prej një viti e gjysmë.

Pas eksperimenteve të fundit me Hasanin në qendër dhe Ismajlgecin në krahun e djathtë, tashmë futbollistët do të kthehen në rolet e tyre.

Bekaj e nis nga porta, ndërsa në mbrojtje, i pandryshuar Toshevski nga e djathta, me Behiratçen në qendër dhe në vendin e Najdovskit të dëmtuar do të tërhiqet Albano Aleksi.

Maqedonasi ka një kontraktim dhe stafi mjekësor nuk do që ta rrezikojë.

Në krahun e majtë kthehet Ismajlgeci, Përgjoni do ta nisë nga stoli.

Në mesfushë kthehet Limaj që bashkohet me Kallakun dhe Deliun.

Në stol gjithashtu të gatshëm pritet të jenë: Berisha, Gjumsi, Hila, Lulaj, me disa prej tyre që mund të aktivizohen në pjesën e dytë.

TIR (1)

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Balotazh për majën e sulmit, ja formacioni i mundshëm i Tiranës sot ndaj Teutës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook