Frikë për Ballkanin në ajër/ Piloti i avionit bën ulje të detyruar, ekipi kosovar tani… (FOTO)

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur për të gjithë klubin e Ballkanit!

BALLKANI

Klubi kosovar pas ndeshjes së humbur mbrëmjen e djeshme ndaj Slavia Pragës me rezultatin 3-2, e vlefshme për sfidën e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës është nisur me avion për në Prishtinë, por piloti i avionit ku ishte klubi nga Suhareka ka bërë ulje të detyruar.

Sipas mediave në Kosovë, xhami ku ndodhej piloti filloi në ajër të krisej dhe bëri një ulje të detyruar sërish në kryeqytetin e Republikës së Çekisë.

Fatmirësisht asgjë nuk ka ndodhur dhe i gjithë stafi teknik, lojtarët dhe pjesëtarët e bordit të avionit mëngjesin e sotëm morën udhëtimin për në Prishtinë ku kanë mbërritur shëndoshë e mirë.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Frikë për Ballkanin në ajër/ Piloti i avionit bën ulje të detyruar, ekipi kosovar tani… (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook