Gjekmarkaj takim me kryebashkiakun e Selanikut, deputeti: I kërkova që emigrantëve shqiptarë t’u njihen kontributet në Greqi

Bf545256 9758 406f A8af 3c2c58e268b1

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka takuar kryetarin e Bashkisë së Selanikut, Kostantinos Zervas, ku kanë diskutuar tema me interes të përbashkët.

Gjekmarkaj tha se me Kostantinos Zervas, kane diskutuar për çështje të rëndësishme më interes të përbashkët për të dyja vendet fqinje, teksa ka shtuar se i ka kërkuar kryetarit të bashkisë që emigrantëve shqiptarë t’u njihen kontributet e jetës ekonomike, sociale dhe kulturore dhe vendosjen e një linje ajrore Tiranë-Selanik.

“Gjeta tek Zervas një bashkëbisedues të vëmendshëm e mendje hapur për të lehtësuar sa më shumë e shpejt integrimin e shqiptarëve të shumtë që jetojnë e punojnë në shtetin mik grek. Integrimi, mundja e çdo paragjykimi e keq gjykimi, përsosja e marrëdhënieve janë i vetmi proces i natyrshëm, i vetmi shteg bashkëpunimi që duhet marrë në konsideratë nga dy shoqëritë tona. Të qenit gjitonë duhet konsideruar fat dhe asnjëherë shkëndijë konflikti.

I kërkova Kryetarit Zervas të gjinden mekanizma që emigrantet shqiptare në këtë zonë të shërbehen pa pengesa  në zyrat administrative, tu njihet çdo kontribut në jeten ekonomike , sociale e kulturore si realitet i natyrshëm i këtij qyteti. Shumë prej qytetarëve tanë në Selanik janë edhe nënshtetas grekë si të tillë edhe votues. Vendosja e një linjave ajrore Selanik- Tiranë do të mundësonte rritjen e  shkëmbimeve  turistike e ekonomike. Po ashtu sipas modelit italian  i kerkova vendosjen e një interlekutori a media tori kulturor shqiptar në Institucionet e qytetit dhe zonës do të ishte një tjetër hap lehtësues për orientimin legal të emigrantëve.

Kryetari Zervas u shpreh  që ashte gjithmonë i gatshëm e mikpritës për problemet e komunitetit shqiptar shenjë e dhënë edhe me dy binjakëzime përkatësisht me Korçën dhe Durrësin . Duke i uruar suksese të mëtejshme e ftova të vizitojë Parlamentin  e Shqipërisë në çdo rast të përshtatshme për të!”, tha Gjekmarkaj.

Arena e Lajmit

Gjekmarkaj takim me kryebashkiakun e Selanikut, deputeti: I kërkova që emigrantëve shqiptarë t’u njihen kontributet në Greqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook