Grabitja e përgjakshme në Athinë, arrestohen dy të miturit shqiptarë

Dfg

Oficerët e policisë së së Athinës që kishin marrë përsipër hetimin e sulmit të përgjakshëm ndaj një të mituri në zonën e Akropolit bënë arrestimin e dytë.

Në pranga ka rënë po ashtu një i mitur 17-vjeçari shqiptar, Arbër M.,. ky i fundit rezulton se është bashkëpunëtor i 16-vjeçarit të arrestuar mëngjesin e së martës.

Punonjësit e policisë në shtëpinë e autorit të mitur shqiptar identifikuan dhe konfiskuan në cilësinë e provës rrobat që ai kishte veshur gjatë sulmit ndaj të riut në zonën e Akropolit dhe në bluzë kishte një njollë gjaku, e cila do të vërtetohet me analizën e ADN-së. .

I mituri shqiptar një vit më parë ka marrë pjesë në një bandë të miturish, të cilët kryenin grabitje ndaj të miturve me kërcënimin e thikave, në Agioi Anargyros.

 

Grabitja e përgjakshme në Athinë, arrestohen dy të miturit shqiptarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook