“Jemi më të kompletuar këtë sezon”, flet Rami: Kastrioti merr pikë ndaj Vllaznisë!

Kastrioti po përgatitet me intensitet të lartë për sfidën e së dielës ndaj Vllaznisë. Këtë e konfirmon mbrojtësi i majtë, Armando Rami, i cili për “Panorama Sport” foli me optimizëm për arritjen e një tjetër rezultati pozitiv, këtë herë në transfertë.

ARMANDO RAMI 2

“Po stërvitemi intensivisht për ndeshjen ndaj Vllaznisë, e cila është një skuadër që duhet respektuar. Janë kundërshtar mjaft i vështirë, por ne do të shkojmë të bëjmë lojën tonë.

Do të shkojmë në Shkodër për të luajtur futboll dhe kam besim se nëse i bëjmë gjërat si duhet, do të marrim maksimumin”, deklaroi fillimisht mbrojtësi, i cili në këto ndeshjet e para ka qenë titullar i padiskutueshëm, madje ndër më të mirët për Kastriotin.

Për startin e sezonit dhe ecurinë e ekipeve që priteshin të ishin rivale, Rami shprehet:

“Ecuria mund të konsiderohet e kënaqshme, pasi ekipi po vjen gradualisht në rritje. Nga ndeshja në ndeshje skuadra ka shfaqur rritje në lojë dhe rendiment të kënaqshëm.

Kjo rritje na jep besim për vrazhdësinë. Sa për ekipet e tjera, nuk është se i shoh shumë, pasi ne merremi vetëm me skuadrën tonë, duke menduar për ndeshjen e radhës”, ka thënë titullari i krutanëve.

Në fund Rami ka folur edhe për pritshmëritë sezonale. “Këtë vit skuadra është më e kompletuar, besoj se do bëjmë një sezon të mirë, madje më i mirë se ai i vjetshmi.

Për veten është shpejt për të folur, por e rëndësishme është që do të punoj shumë dhe shpresoj që ta ndihmoj skuadrën”, përfundoi mbrojtësi që luan sezonin e pestë në Krujë.

DËMTIMET – Santiago Selmani, Joan Çela dhe Zajsar Arapi janë tre lojtarët e Kastriotit që mbeten në dyshim për sfidën ndaj Vllaznisë. Të tre kanë pasur shqetësime të lehta gjatë javës dhe me shumë mundësi nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së dielës. Megjithatë, kjo do të konfirmohet më shumë të shtunën, kur është dhe seanca e fundit.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Jemi më të kompletuar këtë sezon”, flet Rami: Kastrioti merr pikë ndaj Vllaznisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook