Napoli po kalon një fillim sezoni mjaft të mirë si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Gjithsesi mungesat duket se e kanë dëmtuar pak skuadrën e Spaletit dhe në ndeshjen përballë Milanit grupi i lojtarëve nuk do të jetë i plotë.
Vendin bosh të lënë nga Osimhen pritet që ta zërë Simeone, i cili ka treguar që është i denjë për të mbajtur veshur fanellën e Napolit.
Lajmi i mirë për Spaletin në sfidën kundër pretendentëve për titull është rikthimi i Hirving Lozanos, i cili ka filluar të stërvitet me grupin.
Edhe pse Raspadori ka bërë mirë në periudhën që meksikani ka munguar, Spaleti ka si të preferuar sulmuesin meksikan, por sërish pritet që ai ta nisë nga stoli në sfidën kundër kampionëve të Italisë.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”