“Mbante në shtrat një gjarpër që shpresonte se nuk do e pickonte”, Pastori Pano për 28-vjeçaren e mbajtur peng nga i dashuri: E ka zhvlerësuar si qenie humane, e shihte si…

Akil Pano

Pastori, Akil Pano i ftuar në studion e emisionit “Open”News24 foli për ngjarjen tronditëse të 28-vjeçares, e cila u dhunua dhe u mbajt peng nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli.

Pastor Pano, të parë nga këndvështrimi filozofik tha se dhuna është përtej imagjinatës njerëzore, teksa shtoi se autori e ka parë të renë si objekt dhe e ka zhvlerësuar atë si një qenie humane.

Më tej tha se 28-vjeçarja ka bërë pakt me Djallin se do përmirësojë jetën e saj, mirëpo mbajti në shtrat një gjarpër që shpresonte se nuk do e pickonte.

“Dhuna ka nisur që në Gjermani. Është përtej çdo imagjinate njerëzore. Me sa kuptoj, duket sikur tejkalon dhe bisedat e mëparshme, duke parë njeriun si objekt dhe si rrjedhoje tutori. E ka dhunuar dhe e ka zhvlerësuar pasi e ka parë si objekt. Duhet parë në disa këndvështrime. Ka jo pak vajza, që shpresojnë që duke bërë një pakt me Djallin do përmirësojnë jetën e tyre. Mbajnë në shtrat një gjarpër që shpreson që nuk do i pickojë. Dhunuesi më duket me një personalitet të dëmtuar, shoh një xhelozi të frikshme. Është një skenar dhune, që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Lajmi i vetëm i mirë është shpëtimi i saj dhe reagimi i qytetarëve, pasi deri dikur po sensibilizohen duke parë komentet negative. Ky individ nuk është përfaqësues i meshkujve. Ky individ i ndaluar nga organet kompetente. Krimi duhet ndëshkohet, duhet të marrë dënimin e merituar. Përralla që ‘kush të do të rreh’, nuk vlen. Kur njeriu dhunohet , struket dhe humbet besimi. Ajo ka shpresuar për ndryshim, por është gabim të shpresosh.

Dhunuesi është fajtori, por rastet janë komplekse. Kam pasur një rast, një grua e dhunuar ndahet nga bashkëshorti. Më vonë në kishën tonë, ajo tregon se ishte e dashuruar me dhunuesin dhe tregon se ishte duke u divorcuar. Ky person vjen në Shqipëri për të takuar vajzën dhe kërkoi të takohej dhe me mua, pasi donte të martohej në kishë. Unë e pyeta për arsyen dhe tha se ishte dhuna në familje. I thashë se nuk do i martoja, pasi bëhet fjalë për dhunë dhe se nuk është shëruar nga plaga e kaluar. Vinte babai i vajzës dhe donte të fliste me mua. Ata si përfundim martohen, por jo nga unë, pasi nuk besoja se do të funksiononte. Pas martesës, ndodh e njëjta gjë. Është si ajo shprehja që sheh fundin e filmit dhe shpreson një ndryshim, kur e di që nuk do ndodhë”, tha Pastori Pano.

 

“Mbante në shtrat një gjarpër që shpresonte se nuk do e pickonte”, Pastori Pano për 28-vjeçaren e mbajtur peng nga i dashuri: E ka zhvlerësuar si qenie humane, e shihte si…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook