Mehmeti mban në ankth trajnerin Kapllani, golat e Erzenit vijnë nga… Brazili

Erzeni u ndërtua nga e para vetëm në ditët e fundit të merkatos së verës, por në këto katër javë të para të Kategorisë Superiore është skuadra më stabël në lojë dhe në rezultate.

ERZENI 1 (1)

Kjo nuk është aspak rastësi, por meritë e trajnerit Kapllani, i cili mes mbi 20 lojtarëve të ardhur në këtë verë në skuadër, ka arritur t’i pikasë menjëherë titullarët.

Në këto 4 javë të para, Erzeni ka plot 9 lojtarë me mbi 300 minuta në këmbë, pra që i janë luajtur të katërta ndeshjet.

Portieri Xhika, Iljazi, Peposhi dhe Sadiki janë lojtarët, që i kanë luajtur të 360 minutat deri më tani, teksa vetëm një minutë më pak ka Kadriu. Pas tyre vijnë Krasniqi (330), Kalberg (327), Kahrimanoviç (314) dhe Mehmeti (312).

DËMTIMI – Ky i fundit është në dyshim për ndeshjen e ardhshme me Laçin. Pas një lëndimi të lehtë në sfidën ndaj Partizanit, mesfushori kosovar është stërvitur individualisht.

Gjasat janë që të riaftësohet për të qenë gati të shtunën ndaj Laçit, por gjithçka pritet të vendoset në fund. Ndërkohë, klubi shijakas u ka bërë thirrje tifozëve të mbështesin masivisht skuadrën në ndeshjen me Laçin të shtunën në orën 17:45 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

GOLAT “BRAZILIANË” – Golat e Erzenit vijnë nga përtej Atlantikut. Skuadra e Xhevahir Kapllanit ka shënuar vetëm dy gola deri më tani në Kategorinë Superiore dhe autorët janë të dy brazilianë.

Fillimisht ishte Kalberg, i cili me rrjetën e tij në minutën e 22-të hodhi në tapet Vllazninë në javën e parë, teksa së fundmi Patrik Nonato bëri të njëjtën gjë me Partizanin, duke e mbajtur listën e golashënuesve të shijakase “Made in Brasil”.

Edhe ndaj Laçit, formacioni i Erzenit nuk pritet të pësojë shumë ndryshime.

RONALD FAJA – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Mehmeti mban në ankth trajnerin Kapllani, golat e Erzenit vijnë nga… Brazili

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook