Kartoni i kuq i marrë ndaj Specias do ta privojë Luçiano Spaletin nga pankina kundër Milanit. Trajneri i Napoli, sidoqoftë, duket i qetë. Nuk ka përse të mos jetë kur vlerëson paraqitjet e skuadrës së tij. Kryesues në grupin e Champions-it dhe në Serinë A me 20 gola në total. Shifrat i japin garanci, teksa në lidhje me duelin e kreut kundër kuqezinjve, Spaleti është shprehur:
“Milani është një ekip i madh. Për momentin po mendojmë të karikojmë bateritë pas sforcimit në Champions. Në ‘San Siro’ do të shkojmë për të luftuar, siç kemi bërë gjithmonë në këtë sezon.
Është rruga që kemi ndërmarrë dhe e vetmja që mund të na çojë me bindje aty ku dëshirojmë të jemi. Duhet të konfirmojmë gjithçka të mirë të treguar deri tani kundër Milanit dhe çdo rivali tjetër”.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”