Ndërroi emrin në 2003/ Dy persona iu afruan dhe e qëlluan për vdekje me armë në lokalin e tij, atentati ndaj biznesmenit i mirëmenduar

Ardian Nikulaj 1

Detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin e viktimës.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi në një lidhje live për News24 se një person i është afruar Nikulajt dhe e ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend babain e katër fëmijëve.

Po ashtu mësohet se viktima, rreth 50 vjeç kishte ndërruar emrin në vitin 2003, pasi më parë e kishte Marku, ndërsa në vitin 2021 ishte kandidat për deputet. Biznesmeni i njohur në të shkuarën ka qenë edhe ish-kreu i ALUIZN-it e në të shkuarën ka qenë i dënuar për disa vepra penale.

Duke iu referuar dhe fakteve, dyshohet se atentati ishte i mirëmenduar dhe autori fill pas krimit u largua nga vendngjarja.

Arena e Lajmit

Ndërroi emrin në 2003/ Dy persona iu afruan dhe e qëlluan për vdekje me armë në lokalin e tij, atentati ndaj biznesmenit i mirëmenduar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook