“Rinia është në gjendje kritike”, ish-drejtuesi i Policisë: Nëse shohin fëmijë poshtë pallatit duke pirë hashash policia nuk i ndalon, por u merr nga 5 mijë lekë dhe…

Hajdarmata2

Ish-Drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj në studion e emisionit “Open”News24 foli për vrasjen e 20-vjeçarit në Tiranë nga bashkëmoshatarët si dhe trajtoi gjendej e të rinjve.

Hajdarmataj akuzoi institucionet si fajtore për ngjarje të tilla, teksa tha se ‘nëse shohin fëmijë poshtë pallatit duke pirë hashash policia nuk i ndalon, por u merr nga 5 mijë lekësha dhe i lë të lirë’.

“Jemi para një fakti që rinia është në gjendja shumë kritike. Për arsye të përdorimit të lëndëve narkotike, mbajtjen e armëve të ftohta. Ka dhe nga ata që mbajnë armë zjarri. Sokoli tha që nuk ia vëmë dot fajin tërësisht vetëm policisë. Nëse në shkollat e mesme konsumohet në masën 80% hashash dhe si shtet nuk je në gjendje që ta kontrollosh dhe parandalosh.

Nëse sheh që rrinë 20 fëmijë që pinë hashash dhe i lë. Ka përgjegjësi institucionet që duhen ndarë. Nëse rrinë 10 fëmijë te pallati dhe pinë hashash e vjen policia u merr 5 mijë lekësha, kjo është policore. Në vend që ti ndalonte, i lë të lirë. Për jetën dhe pronën e shqiptarëve ka institucione që duhen mbajtur përgjegjësi. Të mos i lejnë fëmijët të pinë hashash poshtë pallatit”, tha Hajdarmataj.

“Rinia është në gjendje kritike”, ish-drejtuesi i Policisë: Nëse shohin fëmijë poshtë pallatit duke pirë hashash policia nuk i ndalon, por u merr nga 5 mijë lekë dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook