Koha perfekte sipas sondazheve është 30 minuta.
Edhe pse 40% e njerëzve thanë se seanca e tyre ideale e seksit do të zgjaste më shumë se 30 minuta, vetëm 24% thanë se po e bënin atë për aq kohë.
Por sipas seksologes Annabelle Knight, njerëzit nuk duhet të frikësohen nëse aktualisht nuk po përmbushin numrin “e pritur” të minutave intime.
“Tridhjetë minuta për disa njerëz do të ishin shumë të shkurtra, për të tjerët mund të ishte një kohë e gjatë. Nëse të dy jeni të kënaqur me kohën që kaloni duke bërë seks, atëherë kjo është gjithçka që ka rëndësi”, tha ajo për mediat vendase.
Përveç zbulimit të shenjtë të minutave intime, hulumtimi gjithashtu shikoi se sa shpesh pjesëmarrësit e sondazhit bënin seks.
Rezulton se ndërsa gjysma (50%) kryejnë marrëdhënie të paktën një herë në javë.
“Disa njerëz e shijojnë seksin kur kanë pirë një pije. Disa njerëz herët në mëngjes, të tjerët janë bufat e natës. Koha më e mirë është kur të dy jeni më të lumtur duke e bërë këtë,” shpjegon Knight./ Revista Psikologjia
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”