Mesfushori i Teutës, Erando Karabeci, do të luajë sot kundër ish-skuadrës së tij, Tiranës, ku u aktivizua për 11 vite dhe fitoi titullin si kapiten në sezonin 2019-2020.
Nga ana tjetër, e veçanta te kampionët në fuqi të Tiranës është se kanë në përbërje Albano Aleksin, i cili në verën e këtij viti iu bashkua bardhebluve pas tri sezoneve radhazi si pjesë e durrsakëve.
Për lojtarin me origjinë nga Fieri do të jetë hera e parë që luan ndaj ish-ekipit pas largimit nga Teuta.
Po kështu, në sfidën me Teutën përballen disa ish-ë, duke filluar nga trajneri Shehi, Kallaku, Hila dhe drejtor Tefik Osmani.
Gjithashtu, në krahun tjetër janë Qirko, Çejku dhe Gjinollari.
Një përballje ish-ësh.
Për statistikë, Tirana nuk mundet me Teutën prej një viti e gjysmë.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”