“S’ka qenë i ndërgjegjshëm për veprimet e tij”, mbajti peng dhe dhunoi partneren, avokati kërkon të shfajësojë 31-vjeçarin: Prej 6 muaj përdorte antidepresantë, e dashura e…

Gleard Gusholli

Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili mbajti peng në banesë dhe dhunoi bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare, u njoh këtë të martë në gjykatën e Tiranës me masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërsa, dy vëllezërit, Bledi dhe Erlin Kateshi, Besmir Nurçellari dhe ish-futbollisti Arjan Sheta u liruan nën masën e detyrimit për paraqitje, pasi ndaj tyre rëndonin akuzat e moskallëzimit të krimit dhe dhënies ndihmë të autorit të dhunës.

Në seancën me dyer të mbyllura, prokuroria tha se ndaj 31-vjeçarit janë ngritur akuzat e dhunës në familje, nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje si dhe heqje të paligjshme të lirisë. Akuza për Gushollin u ashpërsua sepse në fillim ai u akuzua për plagosje, por për shkak të marrëdhënieve të bashkëjetesës, prokuroria tha se duhet të përgjigjej për dhunë në familje.

Avokati i Gushollit pretendoi se i mbrojturi prej tij prej gjashtë muajsh përdorte antidepresantë, e për këtë shkak nuk ka qenë tërësisht i ndërgjegjshëm në veprimet e tij. Mbrojtësi arsyeton gjithashtu se edhe vajza e ka dhunuar Gushollin nën efektin e lëndëve narkotike. 28-vjeçarja ka shpjeguar për policinë se nën kërcënim e shantazh është detyruar edhe të konsumojë lëndë narkotike, pasi nuk kishte rrugëdalje.

Në një intervistë për News24 28-vjeçarja tha se Gusholli ka tentuar ta vrasë, ndërsa vetë ajo për t’i shpëtuar dhunës ka te tentuar edhe vetëvrasjen. E reja e cila punonte si infermiere në Gjermani braktisi jetën e saj atje dhe nisi bashkëjetesën me 31-vjeçarin, i cili sipas saj e dhunonte sistematikisht. Aktualisht vajza ka lënë spitalin e Traumës dhe është rikthyer pranë të afërmve të saj.

“S’ka qenë i ndërgjegjshëm për veprimet e tij”, mbajti peng dhe dhunoi partneren, avokati kërkon të shfajësojë 31-vjeçarin: Prej 6 muaj përdorte antidepresantë, e dashura e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook