Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Shëngjin, vritet biznesmeni (EMRI)

Policia

Vrasje në Shëngjin. Mësohet se biznesmeni i njohur në këtë zonë, Ardjan Nikulaj është qëlluar me armë zjarri në një lokal në pedonalen e qytetit. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.

Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

E gjithë zona është rrethuar nga policia, ndërsa ende nuk dihet se kush është autori. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar, ndërsa lokali ku ndodhi krimi ka kamera sigurie, po ashtu edhe zona.

Biznesmeni ka në pronësi një hotel dhe restorant, ndërsa ka investuar në zonën e Lezhës.

 

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Shëngjin, vritet biznesmeni (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook