U godit më thikë pranë banesës, gazetari jep detaje për vrasjen e 20-vjeçarit në Tiranë: Janë marrë në pyetje dëshmitarë. Kamerat e sigurisë…

Vrasja

I riu Stivens Toshkezi u qëllua me thikë pas shpine gjatë natës pranë banesës së tij, pas një sherri me dy 18-vjeçarë.

Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Opinion” në News4 tha se janë siguruar pamjet filmike, ku tregojnë edhe momentin ku dy adoleshentët kanë qëlluar me thikë 20-vjeçarin.

Gjithashtu gazetari Çelmeta tha se është marrë në pyetje edhe vajza, për të cilën dyshohet se ka nisur edhe sherri mes të rinjve që mori përmasa tragjike.

“Nga pamjet filmike duken dy të rinj që largohen nga zona dhe më pas largohen me automjet. Ka ndodhur në një orar ku ka pasur qarkullim, dhe shumë dëshmitarë okularë e kanë parë ngjarjen. 20-vjeçari punonte në dy turne. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale , si kamerat e sigurisë. Dhe gjithashtu më kanë bërë me dije se është marrë në pyetje edhe vajza, Po ashtu edhe të afërm të viktimë dhe të autorëve”, tha ndër të tjera gazetari Çelmeta.

Arena e Lajmit

U godit më thikë pranë banesës, gazetari jep detaje për vrasjen e 20-vjeçarit në Tiranë: Janë marrë në pyetje dëshmitarë. Kamerat e sigurisë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook