Roma arriti të fitonte me rezultatin 3-0 ndaj HJK Helsinki, në stadiumin “Olimpico”, e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Europa Ligës.
Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit, nga Paulo Dibala në minutën e 47′, Lorenco Pelegrini në minutën e 49′ dhe nga Andrea Beloti në minutën e 68′.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishte goli i Paulo Dibalës, me yllin argjentinas që nuk di të ndalë më “magjitë” e tij.
Pas golit në fundjavë ndaj Empolit, tani 29-vjeçari ka shënuar një gol mjaft të bukur në duelin ndaj Helsinkit në Europa Ligë.
Ky ishte goli i tij i katërt aktualisht në këtë sezon në të gjitha kompeticionet me skuadrën kryeqytetase në 8 ndeshje të zhvilluara, teksa ka dhuruar dhe dy asiste në total.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”