Ançeloti me “dhimbje koke”, titullari i padiskutueshëm i Realit nuk ia del për ndeshjen me Atletikon

Atletiko e Madridit do të jetë provimi i radhës për Realin e Karlo Ançelotit. Të dielën në mbrëmje kampionët e Spanjës do të përballen në një derbi të flaktë me Atletikon. Trajneri Ançeloti nuk ka pasur shumë kohë për t’iu gëzuar suksesit në mesjavë në Champions, pasi e gjitha vëmendja është zhvendosur për nga derbi në “Metropolitano”.

anceloti benzema

Edhe për derbin e së dielës në mbrëmje (21:00), Ançeloti nuk do të ketë të gatshëm kapitenin Benzema. Edhe pse kishte shpresa se ai mund të riaftësohej në kohë për këtë takim, me sa duket një gjë e tillë është e pamundur.

Francezi nuk i është bashkuar ende grupit dhe shanset që ai të jetë gati për Ançelotin janë shumë pranë zeros.

Por ndërsa Benzema nuk do të jetë gati, lajmi pozitiv është rikthimi i mbrojtësit Militao. Braziliani duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të grupit. Mbrojtësi nuk ka shfaqur asnjë shqetësim dhe do të jetë gati në shërbim të trajnerit të tij për derbin.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ançeloti me “dhimbje koke”, titullari i padiskutueshëm i Realit nuk ia del për ndeshjen me Atletikon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook