FOTO/ Hera e parë si bardheblu, shihni topin me firmën e shokëve të skuadrës për Xhixhën pas 3 golave në një ndeshje

Tradita e mbajtjes kujtim të topit të ndeshjes kur një lojtar shënon tre gola, është bërë e zakonshme edhe në futbollin shqiptar. Redon Xhixha, sulmuesi i Tiranës, sot pati kënaqësinë që të merrte topin e ndeshjes pas suksesit 4-0 ndaj Teutës ku ai gjeti tre herë rrugën e rrjetës.

WhatsApp Image 2022-09-16 at 6.35.10 PM (1)

Xhixha mori topin në fund të sfidës dhe shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjeve, duke e firmosur atë nga shokët e tij të skuadrës, për të pasur një kujtim të veçantë për karrierën e tij.

Sulmuesi në fakt ka shënuar 5 gola në një ndeshje të Kupës së Shqipërisë me fanellën e Laçit ndaj Shkumbinit, por asokohe nuk kishte marrë kujtim me vete topin e sfidës.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


FOTO/ Hera e parë si bardheblu, shihni topin me firmën e shokëve të skuadrës për Xhixhën pas 3 golave në një ndeshje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook