“Na u duk si postier”/ Zbulohen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Lezhë, autori veproi i vetëm. U largua në drejtim të Shkodrës dhe…

Vrasja Ne Shengjin Ardian Nikulaj

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur sot gjatë ditës në Lezhë, ku u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj.

News24 mëson se autori i vrasjes ka vepruar i vetëm dhe ka ardhur nga Shkodra.

Pasi ekzekutoi biznesmenin, ai është larguar sërish në drejtim të Shkodrës, ndërkoha që tre dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes kanë sqaruar se autori u ka krijuar përshtypjen se ishte postier.

Pak më parë në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vjehrri i viktimës, i cili ka zbuluar se ishte vetëm 3 metra larg vendngjarjes, ndërsa tregoi se personat prezentë nuk e dinë nga erdhi autori.

Sipas tij në lokal hyri një djalë me jelek dhe skafandër në kokë, i cili më pas ekzekutoi Nikulajn.

“Na u duk si postier”/ Zbulohen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Lezhë, autori veproi i vetëm. U largua në drejtim të Shkodrës dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook