Ndërpritet energjia në sallën e Kuvendit, deputeti i PD: Kur të ikën arsyeja, ikin dhe dritat

Whatsapp Image 2023 02 13 At 17.15.59

Situata jashtë Kuvendit duket e tensionuar pasi deputetë të opozitës, kërkuan të hyjnë në Parlament, por nuk janë lejuar.

Deputeti Luçiano Boçi, u shpreh se ndalimi për të mos u futur në seancë është i paligjshëm.

“Sipas nesh ja ku është vendimi I lëshuar nga sekretari I përgjithshëm. Është masë disiplinore dhe jo masë ndaluese. Pra sipas logjikës së tyre I bie të mos takojmë edhe njerëzit për 10 ditë. Unë nuk kam të drejtë të kërkoj fjalën, as për procedurë. Por nuk ka ndalim fizik për deputetët. Mund të ulen të ndjekin seancën pa folur. Tani më thoni kë të drejtë do të zbatojmë atë sipas një vendimi të gabuar, apo atë që thotë se masa është disiplinore. Është parlament policor që ka vrarë fjalën e lirë. Ku ka ndodhur të jenë të përjashtuar 8 deputetë. Por kjo bëhet sepse duhet që Rama të mos shqetësohet për të vërtetën tronditëse. Faktet kanë dalë. Detyra jonë është të përfaqësojmë njerëzit.  Duke të ikur arsyeja normal që të ikin dritat”, tha Boçi.

Boçi tha më tej: Betejën e kemi me Ramën dhe kukullat e tij në Parlament që japin urdhra me telefon për të goditur opozitën.  Apeli për qytetarët që t’i bashkohen protestës. ky regjim nuk duhet të vijojë më. Parlamenti ka vdekur dhe kjo dëshmohet me mënyrën si sillen me deputetët. Nëse sillen kështu me deputetët ku ja vënë qytetarëve kufirin e ekzistencës? I detyrojnë të largohen me vendimet e tyre.

Vokshi: Tani të ikim tek protestuesit, tek Parlamenti i popullit.

 

Arena e Lajmit

Ndërpritet energjia në sallën e Kuvendit, deputeti i PD: Kur të ikën arsyeja, ikin dhe dritat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook