Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se policia ka bërë kontrolle në Lezhë në banesat e familjes Palaj. Sipas burimeve policore nuk janë gjetur në banesë asnjë nga djemtë e familjes, pasi ndodhen jashtë Shqipërisë dhe sipas sistemit TIMS kanë dalë jashtë vendit vite më parë.
Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj kanë vrarë vëllanë e Ardian Nikulaj. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë vrarë dy persona nga fisi Balaj.
Arena e Lajmit