VIDEO/ Jashtë nis protesta e opozitës, ndërpritet energjia në sallën e Kuvendit

Whatsapp Image 2023 02 13 At 17.12.02 (1)

Plot me incidente po shoqërohet seanca e sotme plenare. Pak pasi nisi fjalën e saj kryepalamentarja Lindita Nikolla, energjia elektrike është ndërprerë në sallë.

Ndërkohë që jashtë saj ka nisur paralelisht një protestë e thirrur nga opozita, ndërsa disa deputetë të PD-së po debatojnë me Gardën, pasi nuk lejohen të që futen në sallën e Kuvendit.

 

 

 

Duke marrë shkas nga kjo ndodhi, kryeparlamentarja ka ndërprerë 5 minuta seancën, deri në rikthimin e energjisë elektrike.

“Ambienti brenda ishte në errësirë, nuk kishte drita, Ka një ndërprerje të energjisë.

Deputetët janë ndezur dritat e telefonave. Në pjesën e brendshme të hollit, në korridor ka energji elektrike. Energjia mungon vetëm në sallën e seancës plenare. Seanca është ndërprerë deri në rikthimin e energjisë.



Në hyrje kryesore e Parlamentit është Luçiano Boçi dhe Alban Vokshi të cilët kërkojnë të hyjnë në Parlament. Iu bashkangjit edhe Nallbati dhe Tritan Shehu, emri i të cilit ishte shkruar edhe gabim.

Deputetët qëndrojnë në hyrje të godinës me kërkesën për të hyrë në sallë. Boçi theksoi se masa ndaj tyre nuk i përjashton nga të hyrit në sallë, por vetëm u ndalon fjalën gjatë seancës”, ka raportuar për News24 gazetari Ergys Gjenço.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Jashtë nis protesta e opozitës, ndërpritet energjia në sallën e Kuvendit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook