Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, ka realizuar një kryevepër për Koniasporin në sfidën kundër Gallatasarait në Superligën turke.
Në minutën e 15’, mesfushori shqiptar lëshoi një gjuajtje nga distanca për të surprizuar portierin Muslera, i cili nuk e arriti dot, për të barazuar shifrat.
Ky është goli i dytë i Çekiçit për këtë sezon me Koniasporin në 5 ndeshje të luajtura për të.
Gjithashtu ai iu afrua drejt një supergoli tjetër në minutën e 24’, por u ndal vetëm nga traversa.
Në minutën e 26’, mesfushori doli i dëmtuar nga fusha e lojës, duke shqetësuar akoma dhe më shumë Edi Rejan, katër ditë para grumbullimit me Kombëtaren.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”