Debat i fortë në “Open”/ “Je me regjimin! Kë ke mbrojtur?”, gazetari i kthehet ish-ministrit: Rama do ikte me opozitë tjetër, nuk e rrëzoni dot!

Open 2

Gazetari Arion Sulo dhe ish-ministri Aldo Bumçi janë përplasur në një debat me tone të larta në studion e emisionit “Open” në News24, teksa tema e bisedës ka qenë opozita dhe fuqia e saj për t’u përballur me qeverisjen.

Sulo deklaroi se opozita i merr skandalet dhe i vret, ndërsa shtoi se opozita e tanishme nuk mundet ta rrëzojë kryeministrin Rama, gjë që sipas tij do e bënte një tjetër opozitë.

Nga ana tjetër ish-ministri Bumçi iu drejtua duke i thënë se Sulo nuk e ka mbrojtur opozitën, gjë të cilës gazetari iu kthye duke thënë se nuk ka komplekse të thotë se nuk e mbron opozitën nëse nuk ka të drejtë.

Pjesë nga biseda:

Sulo: Njerëzit e kuptojnë, i dinë burimet. Ju biles e dëmtuat, e kthyet se Berisha është non-grata nga blerja e Ramës. Ju e merrni skandalin dhe e vrisni.

Shehu: Njerëzit e dëgjojnë dhe e besojnë kur e themi ne.

Bumçi: Dolën shqiptarët në protestë se kanë dinjitet.

Sulo: Ne i kemi thënë të vërtetat për qeverinë më shumë se ju. Po flas për Zekthin, ka thënë më shumë skandale se ju si opozitë.

Bumçi: Kë ke mbrojtur në opozitë për 1 vit e gjysmë? Bëhu dhe ti me opozitën e vërtetë që ta rrëzojmë!

Sulo: Unë nuk e mbroj kur nuk ka të drejtë. Nuk kam komplekse ta them. Ky është ligjërim komunist. Rama do ikte me një opozitë tjetër. Ju nuk e rrëzoni dot. Ti e kalëron dot këtë opozitarizëm, e kapitalizon dot?

Bumçi: Çfarë keni folur ju, kë opozitë keni mbrojtur. Kur ka regjim dhe nuk je me opozitën je me regjimin.

Sulo: Nuk mbrohet kur nuk ka të drejtë opozita. Ça i di shqiptarët ti? Mos kujto se nuk e bëjnë dallimin. Kjo është një shpifje, bëre një shpifje.

Debat i fortë në “Open”/ “Je me regjimin! Kë ke mbrojtur?”, gazetari i kthehet ish-ministrit: Rama do ikte me opozitë tjetër, nuk e rrëzoni dot!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook