Shqipëria do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit në transfertën e 24 shtatorit në orën 20:45, dhe ndaj Islandës, më 27 shtator në stadiumin “AIR Albania” në orën 20:45. Për këtë dy ndeshje tepër të rëndësishme, ka dalë në një konferencë për shtyp, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, i cili ka analizuar këto takime për kuqezinjtë:
Ndeshjet ndaj Izraelit dhe Islandës – “Nuk janë dy ndeshje të rëndësishme, por janë vendimtare. Ne duhet të bëjmë llogaritë me ekipin dhe lojtarët që kam në dispozicion. Ne do të shkojmë me bindjen që në ndeshjen e parë për të marrë rezultat, do të jetë e vështirë për të dyja sfidat, por do të besojmë.”
Dëmtimet – “Me Çekiçin kemi qenë në komunikim dhe do të jetë në grumbullim dhe do të bëjmë ekzaminimet, e njëjta gjë vlen edhe për Keidi Baren. Kemi një javë kohë edhe pse jemi në emergjencë.”
Problemet në mbrojtje – “Jam i detyruar të bëj disa zgjedhje të tjera. Në qendër të mbrojtjes kemi probleme. Hoxhallari është i vlefshëm për krahun e majtë sepse aty kemi nevojën. Nuk dua të marr shumë lojtarë me vete, sepse do i dërgosh në tribunë edhe pse mua nuk me pëlqen. Nuk dua të bëj eksperimente duke parë këto dy ndeshje.”
Vendi i parë – “Ne jemi ende në lojë për të marrë vendin e parë. Kemi shumë lojtarë me shumë eksperiencë dhe besoj se mund t’ia dalim. Jemi në kushte për të luajtur të barabartë si me Izraelin edhe në transfertë.”
Mesfusha – “Do të përpiqemi të marrim maksimumin. Për fat të keq Çekiçi ka një problem fizik, Bajrami ka luajtur, por nuk ka bërë mirë. Ndoshta mund të luajmë me një sulmues ose gjysmë sulmues prapa, që skuadra të ketë ekuilibra. Luajmë ndaj Izraelit, shumë e aftë taktikisht.”
Zgjedhjet – “Duhet të jemi mirë në aspektin fizik dhe mental në këto dy ndeshje. Kemi përballë Izraelin, duhet të kemi personalitet dhe agresivitet. Zgjedhjet e mia do i bëj pasi ti sho lojtarët. Do të zgjedh lojtarët më në formë. Unë e shoh presionin si faktor pozitiv. Izraeli është shumë i fortë kur sulmon. Në aspektin mbrojtës mund të kenë ndonjë defekt dhe mund t’i godasim aty.”
Harmonia në grup – “Mendoj që harmonia është dhe do të jetë në skuadër. Mund të ketë ndonjë lojtar që mund të mërzitet, por ia kam bërë të qartë që këto janë zgjedhjet. Në ndeshjen ndaj Izraelit, kemi humbur nga gabimet individuale duke i dhuruar dy gola. Tani duhet t’i korrigjojmë këto gabime. Ky grup ka funksionuar që kur kam ardhur unë në Kombëtare. Do të bëjmë një video-analizë dhe të përgatitemi si duhet për dy ndeshjet e radhës.”, përfundoi Edi Reja.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”