Kreu i Partisë Dekoratike Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë një nga personat e përgjuar gjatë administratës “Obama”.
I ftuar në “Top Story”, Berisha u shpreh se në kohën që ishte në pushtet kishte urdhëruar që asnjë ambasador i vendeve të NATO-s të mos përgjohej.
“Më vjen një herë një ambasador. I kam thënë po të regjistruam ne ty do të thonë po të regjistron një vend armik se urdhri im ishte të mos përgjohej asnjë ambasador i NATO-s. ndërkohë unë jam përgjuar nga Obama. Kanë dalë listat. Mes tyre ishte edhe emri im. Obama kishte kërkuar dhe regjistrimin tim.”, ka deklaruar ai.
Arena e Lajmit