Kryeministri Edi Rama duket se nuk është një tifoz i “qartë” i futbollit, pasi edhe ekipet i ndërron në momentin kur ato performojnë keq.
Në mbyllje të një bashkëbisedimi online me gazetarët dhe qytetarët, Rama solli në vëmendje situatën tek skuadra e Juventusit, për të cilën shpeshherë ka shprehur simpatinë.
Por, në një kohë kur Juventusi po kalon një periudhë të vështirë, Rama thotë se ka ngushëllim tek trajneri, Jose Mourinho. Kryeministri tha se po përpiqet të gjejë balancë energjitike mes të dyjave.
Rama: Ka qenë një pyetje, si i bëhet puna Juves? Unë nuk jam ekspert, unë jam juventin. Por nuk e di nëse e kam thënë. Dua që juvja të fitojë. Po kalon një periudhë të vështirë. Kam një ngushëllim që kam mikun tim Murinjon që po ecën mirë. Po përpiqem të bëj balancë energjitike mes të dyjave. Gjithmonë ka një periudhë që shkon më keq. Shpresoj që juvja të shfrytëzojë këtë moment që të bëhet më mirë se sa çfarë ishte para se të bëhej më keq. Karakteristika e fitimtarëve është që nuk lënë moment të keq pa e kthyer në një mundësi për të dalë prej tij edhe më mirë, siç bëmë me tërmetin dhe pandeminë.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”