Kundërshtoi kontrollin në shtëpinë e bashkëjetueses, regjistrohet rekursi i ish-ministrit Ahmetaj. Caktohet relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë

Ahmetaj

Regjistrohet kërkesa e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, për rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar kontrollin në vilën në Hamallaj të bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha. Mësohet se kërkesa është regjistruar dje, ndërkohë relator i çështjes është Medi Bici.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit. Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ahmetaj kërkoi konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.

Arena e Lajmit

Kundërshtoi kontrollin në shtëpinë e bashkëjetueses, regjistrohet rekursi i ish-ministrit Ahmetaj. Caktohet relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook