Nëntë gola në 5 ndeshje, Guardiola: Haland djali perfekt, do të bëhet edhe më i fortë

Pep Guardiola pret shumë më tepër nga Erling Haland pavarësisht se sulmuesi norvegjez e ka nisur karrierën me Mançester Sitin duke shënuar 13 gola në 9 ndeshjet e para. Golin e fundit me akrobaci kundër Dortmundit trajneri i Sitit e krahasoi me Johan Krojfin. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme me Uolvesin, tekniku katalanas tha:

GUARDIOLA HALAND

“Ai është një sulmues i jashtëzakonshëm. E kam thënë shumë herë. Por në moshën që është dhe ambicien që ka, ai dëshiron të bëhet më i mirë dhe unë mendoj se do të bëhet më i mirë”.

22-vjeçari shënoi 86 gola në 89 ndeshje për Dortmundin dhe në Angli vijoi atje ku e kishte lënë në Gjermani.

“Ai është një njeri perfekt për t’u menaxhuar. Është një djalë i mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Cilësitë i kishte që përpara se të vinte këtu. Këtu ka vazhduar të bëjë atë që po bënte. Nuk ka shtuar shumë gjëra”, shtoi trajneri.

MË I MIRI – Haland është shpallur lojtari më i mirë i Permier Ligës për muajin gusht, ndërsa shënoi 9 gola në pesë ndeshje gjatë muajit të shkuar. Sulmuesi e nisi me një dopietë në debutimin në kampionat kundër Uest Hemit, shënoi një gol ndaj Njukasëllit, përpara se të festonte edhe dy tregolësha radhazi, kundër Kristal Palasit dhe Notingem Forestit.

Ai ndihmoi kampionët e Anglisë që të fitonin 4 nga pesë javët e para. Erling mposhti konkurrencën e dyshes së Arsenalit, Gabriel Zhezus dhe Martin Odegard, por edhe të sulmuesit të Fulhamit, Aleksandar Mitroviç mes kandidatëve të tjerë për të fituar çmimin.

Vetëm sulmuesi i Liverpulit, Luis Suarez, ka shënuar më shumë gola gjatë një muaji të vetëm në Premier Ligë sesa Haland. Uruguaiani realizoi 10 gola në dhjetorin e vitit 2013.

Nga Haland pritet që të vendosë një rekord të ri në fund të sezonit.

Nëse vazhdon të shënojë me këto ritme atëherë rekordi i 32 golave që vendosi Mohamed Salah në sezonin 2017-2018 (në një sezon me 38 ndeshje) pritet të thyhet lehtësisht nga norvegjezi.

Ai shënon mesatarisht 1.86 gola për ndeshje dhe nëse vazhdon me këtë mesatare sezonin do ta mbyllte me 102 gola.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Nëntë gola në 5 ndeshje, Guardiola: Haland djali perfekt, do të bëhet edhe më i fortë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook