Haland nuk ndalet, edhe sot theu një rekord historik në Premier Ligë

Kush kishte dyshime se Erling Haland nuk do të përshtatej me stilin e lojës në Angli, ka marrë një përgjigje mëse bindëse nga sulmuesi norvegjez. Ecuria e tij te Mançester Siti është e jashtëzakonshme dhe këtë e tregon me golat që po shënon ndeshje pas ndeshje.

sdfsdfsdfsdfsdfd

Ai tundi rrjetën edhe sot ndaj Ullvërhempton, në fitoren 3-0 të Mançester Sitit, duke çuar në 11 numrin e golave të shënuar në këtë start të kampionatit, në vetëm 7 ndeshje të luajtura. Ajo që është më e rëndësishme, duke treguar se nuk njeh presionin e faktorit fushë, pasi ka shënuar në të 4 ndeshjet që skuadra e tij ka luajtur jashtë.

Pikërisht kjo statistikë e bënë atë unik, pasi sipas “OPTA”, sot Haland u bë futbollisti i parë i cili ia kishte dalë të shënonte në të katër ndeshjet e tij të para jashtë fushe radhazi në Premier Ligë. Një rekord që vështirë t’i afrohet kush tjetër e të cilin norvegjezi, me ritmet me të cilat po marshon, mund ta përmirësojë në javët në vijim.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Haland nuk ndalet, edhe sot theu një rekord historik në Premier Ligë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook