“Janë dy pikë të humbura në shtëpi”, Bellaj pas barazimit me Egnatian: Jam shumë i kënaqur me ata që u futën në lojë

Bylisi nuk shkoi më shumë se barazimi në Ballsh përballë Egnatias, sfidë e vlefshme për javën e pestë të “Abissnet Superiore”. Në një prononcim për “Oversport”, trajneri i ballshiotëve, Arjan Bellaj, u shpreh se kërkonte tre pikët në shtëpi.

bandicam 2022-09-17 17-14-51-041

“E kam thënë që në ndeshjet që nuk fitohen, të mos humben. Dhe kjo është kënaqësia e kësaj ndeshje, e kam thënë edhe herë të tjera që Egnatia është ekip shumë i mirë, është një ekip i punuar. Mendoj se ishte rezultat i drejtë se ekipet kishin raste për të shënuar.

Besoj se kishim shumë futbollistë që nuk ishin në ditën më të mirë të tyre, por edhe i falet se është ekip i ri. Se meqë morën pikë radhazi, edhe ajo ndikon. Kemi dy javë për të korrigjuar gabimet siç bëmë sot dhe të përmirësohemi e të bëjmë mirë.

Do të mundohemi të bëjmë ndeshje miqësore që të mos humbasim atë që kemi bërë mirë, që të ruajmë ritmin edhe pse sot nuk kemi bërë mirë.

Janë dy pikë të humbura në shtëpi, por Egnatia është sot në ekipet më të mira. Ekipet e mëdha nuk janë në gjendjen më të mirë të tyre, edhe pse nuk na vjen mirë se janë pikë në fushën tonë se fusha të mban në kategori dhe të çon te objektivi që është vendosur.

Jam shumë i kënaqur me ata që u futën në lojë dhe ndryshuan, se në pjesën e parë nuk mund të bësh ndërrime. Në pjesën e dytë bëmë ndërrime dhe ata ndihmuan e i dhanë freski ekipit në qarkullimin e topit, në pasime që nuk duhet të ndodhin. Jam i kënaqur nga ata që u futën se janë lojtarë teknikë, ishte edhe Çarls, lojtar i ri që të kapë ritmin dhe të dijë çfarë kërkojmë në fushë nga ai dhe bëri shumë mirë.

Është në pjesën, se si u futëm në lojë dhe si na dominuan në pjesën e parë nuk më pëlqeu. Në pjesën e dytë kishim më shumë qejf në daljet në sulm, na ndihmuan ndërrimet që mbyllëm mesfushën, aty fituam mesfushën ndaj nuk rrezikuam shumë në pjesën e dytë. Të gjithë na dhanë frymëmarrje e qetësi dhe për këtë dua t’i përgëzoj, sidomos Ruçin”, u shpreh Bellaj.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Janë dy pikë të humbura në shtëpi”, Bellaj pas barazimit me Egnatian: Jam shumë i kënaqur me ata që u futën në lojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook