“Njeriu ‘i sekreteve’ fiton azil politik në Itali”/ Avokati Hazizaj: Jetojmë në një vend ku liria konsiderohet burg dhe trëndafilat shihen si barishte

Open Ervis Martinaj

Avokat i ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokola Hazizaj në emisionin “Open” në News24 foli për përfitimin e azilit politik të Llallës në Itali, ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë për sistemin e drejtësisë në vend.

Gjatë diskutimit me gazetaren Klodiana Lala, Hazizaj u shpreh se në Shqipëri liri konsiderohet burgu.

Nga ana e saj gazetarja Lala tha se nuk është normale që njeriu i cili ka dëgjuar se çfarë kanë bërë politikanët, të marrë azil politik në Itali.

Pjesë nga debati:

Lala: Ne kemi mbajtur njerëz që kanë vdekur burgjeve dhe nuk është konsideruar diskriminim.  Në këtë vend nuk e konsideroj diskriminim kur në të njëjtin standard ka edhe të tjerë.

Hajdarmataj: Kur thotë kryeministri në sallë të Parlamentit që prokurori është kriminel

Avokati Sokol Hazizaj: E pranueshme për 14 shkurtin, jemi në një vend kur liria konsiderohet burgu dhe trëndafilat si barishte. Liria që duhet ta japë drejtësia mëshon të burgu dhe sot në datën 14 njerëzit i trajton lulet si barishte.

Klodiana Lala: Ju duket normale që njeriu i sekreteve që ka dëgjuar gjithë kohës ç’kanë bërë politikanët të marrë status azili? Mua nuk më duket normale.

Arena e Lajmit

“Njeriu ‘i sekreteve’ fiton azil politik në Itali”/ Avokati Hazizaj: Jetojmë në një vend ku liria konsiderohet burg dhe trëndafilat shihen si barishte

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook