“Rama të japë dorëheqje, ka prekur fundin”, Shehi: S’kemi nevojë për rrotacion, por për njerëz të rinj në politikë. 3 marsi ditë e keqe, fiksohet ndarja e PD

Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, aleat i PD-së, komentoi një sërë zhvillimesh politike në vend, që nga protesta e opozitës, çështja McGonigal dhe vendimi i gjykatës për vulën e demokratëve.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Shehi tha se Rama duhet të japë dorëheqje pasi sipas tij ka prekur fundin sa i takon dhe çështjes McGonigal. Ndërkohë ai theksoi se vendi ynë nuk ka nevojë për rrotacion, po për njerëz të rinj në politikë.

Ai tha mes të tjerash se data 3 mars, ditë kur do të jepet dhe vendimi i gjykatës për vulën e PD, ndërsa do të mbahet dhe një protestë kombëtare, do të fiksohet ndarja e demokratëve.

“Duhet të bëjmë një aksion që t’i shpengojmë qytetarëve se çfarë po ndodh në Shqipëri. në Shqipëri, grabitja, vjedhja, droga, është ulur këmbëkryq. Kjo që ka ndodhur herën e fundit është deformim i institucionit. Kryeministri paguan disa horra amerikane, se ata që kanë ardhur ata horra janë. Në radhë të parë për të fituar miliona. Opozita në një demokraci është institucion i rëndësishëm. Ai zhytari duhet të përgjigjet në Amerikë, por dhe këtu në Shqipëri, siç është Rama. Ndodhin disa gjëra që ndodhin pas teje dhe si kupton. Disa drejtorë janë spiunë, disa të korruptuar. Por nëse e organizon ti vetë, duhet të mbash përgjegjësi.

Ti kryeministri i Shqipërisë ke paguar me paret e shtetit, që i janë marrë biznesmenëve, duhet të largohet në radhë të parë. Pasi të mbarojë hetimi të vijë të thotë dhe nëse e hetimi e qit të pafajshëm, atëherë këtu jemi. Ai duhet të japë dorëheqje. Kush do hetojë këtë në Shqipëri? Ata prokurorë gjysmë të trembur? Ky është skandal që i ka kaluar portat e Shqipërisë. Do t’i presim hetimet në Shqipëri. Amerikanët mund të hapin dhe 3 gjyqe të tjera për McGonigal. Ne do hapim hetimet për pjesën tonë. Të akuzuarit thonë: Ku i keni faktet. Faktet duhet të hetohen. Pse vjen te ty një polic federal që ka dalë në pension? Mjafton kjo që të mendosh se këtu ka diçka. Ai duhet të japë dorëheqje (Rama) Nga këtu nis morali politik dhe siç duket ai nuk e ka. Nëse të gjitha armët ia delegojmë protestës, dhe do zhgënjehemi.

Nëse do të bëjmë opozitë, duhet ta bëjmë 360 gradë. Debat në Kuvend, në protestë dhe prezencë mediatike, raporte për ndërkombëtarët dhe fytyra të reja në politikë. Gjykoj se në Shqipëri ka ndryshim politik dhe jo rrotacion. Në këtë sens nuk bind asgjë të re. Këta që vijnë janë më të mirë se Rama, se ai ka prekur fundit. Jam i zhgënjyer. Ka nevojë për teza të reja dhe njerëz të rinj, në PD dhe kudo. Midis PD dhe PS duket se nuk ka hapësirë tjetër, apo mes Berishës dhe Ramës s’ka të tjerë. Nuk është kjo! Besoj se datën 3 mars e kanë zgjedhur si protestë se kanë gjyqin. Mendimi im ky është. Do kisha preferuar një datë që revokon një ndryshim të madh politik, siç ishte 22 marsi, kur kemi ardhur 30 vite më parë. Kjo është një ditë që i kujton shqiptarët, që kishim edhe shpresë dhe se kemi akoma një besim se mund t’i rregullojmë ça gjëra për Shqipërinë. Kjo datë madje është e keqe, sepse fiksohet ndarja e një pjesë të PD. Në bindjen time s’ka nevojë për gjykata. Ata që kanë vulën, ta bëjnë vulën e përbashkët. Çfarë këtu për të shkuar në gjyq?! Ne mbështesim një kandidat të vetëm të PD.”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Rama të japë dorëheqje, ka prekur fundin”, Shehi: S’kemi nevojë për rrotacion, por për njerëz të rinj në politikë. 3 marsi ditë e keqe, fiksohet ndarja e PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook