“Koçolja” dhe Sulovari dyshohen të jenë vrarë dhe groposur në Vrinë, nisin kërkimet private, zbulohen detaje të reja

640 0 643f99252d484

46-vjeçarët Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, dyshohet te jenë ekzekutuar dhe groposur në fshatin Vrinë të Bashkisë Konispol. Lajmi bëhet i ditur nga burime për BalkanWeb. Prej orëve të mëngjesit, rreth 50 familjarë te Fatmir Sulovarit janë nisur drejt kësaj zone për ta krehur fizikisht dhe me mjete logjistike me qëllim gjetjen e trupave.

Burimet policore tregohen shumë të rezervuara në dhënien e informacioneve, megjithatë është mësuar se personat e shoqëruar prej 48 orësh janë me precedentë penalë, disa madje edhe të arrestuar dy vitet e fundit nga policia e Sarandës për vepra të rënda, por të liruar më pas nga Gjykata e këtij qyteti.

Ende nuk ka informacion nëse ndaj tyre ka ndonjë masë arresti, por motivi kryesor i ngjarjes mendohet të jetë shit-blerja e një toke, edhe pse personat e dyshuar kanë precedentë për çështje të mëdha narkotikësh. Autorët e dyshuar janë kujdesur të fshehin provat mirë, pasi një prej 8 automjeteve të sekuestruara për verifikim, rezulton që ka pasur disqet e gomave të lyera për kamuflim.

Mungesa e provave konkrete, por kryesisht e trupave, mendohet se është arsyeja pse policia nuk po e konkludon operacionin me arreste. Megjithatë para Komisariatit të Sarandës është vënë re në orët e para të mëngjesit një numër i konsiderueshëm efektivësh e automjetesh, ndoshta për të rinisur operacionin, që prej disa ditësh po zhvillohet në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Vlorës.

Arena e Lajmit

“Koçolja” dhe Sulovari dyshohen të jenë vrarë dhe groposur në Vrinë, nisin kërkimet private, zbulohen detaje të reja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook