“Mbijetesën s’e diskutojmë, tentojmë më shumë”, Karakaçi: Në Shkodër nuk dalim pa pikë, Kastrioti është forcuar

Kastrioti do të luajë të dielën në transfertë përballë Vllaznisë dhe kapiteni i krutanëve Abaz Karakaçi ka besim, që ndonëse në transfertë dhe përballë një ekipi me pretendime, Kastrioti nuk do të dalë pa pikë nga kjo përballje. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mesfushori me eksperiencë tregon se skuadra e këtij sezoni është më kompakte dhe ka më shumë cilësi se ajo e sezonit të shkuar dhe pritshmëritë janë më të larta këtë sezon. 29-vjeçari shprehet i bindur se skuadra krutane nuk do ta diskutojë mbijetesën në këtë sezon, madje do të tentojë të bëjë diçka më shumë.

ABAZ KARAKACI

Si ka qenë atmosfera në skuadër pas barazimit me Tiranën?

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe pika me Tiranën ka ndikuar për mirë në skuadër, sepse ishte një barazim me mjaft vlera, megjithëse kishim mundësi ta fitonim ndeshjen. E rëndësishme është që morëm pikë ndaj kampionëve në fuqi dhe shpresoj që të vazhdojmë të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje.

Kundërshtari i radhës është Vllaznia, si shkon Kastrioti në këtë përballje?

Të jem realist, Vllaznia është një kundërshtar mjaft i fortë, por ne kemi pretendimet tona dhe shkojmë në Shkodër për të marrë pikë.

Sezonin e shkuar keni marrë fitore spektakolare në Shkodër, a mund ta përsërisni?

Besoj shumë tek ekipi, jemi një skuadër që kemi shumë kimi me njëri-tjetrin dhe me elementët që kemi në përbërje, mund të surprizojmë çdo kundërshtar në Kategorinë Superiore.

Sa ka ndryshuar Kastrioti i këtij sezoni nga ai i vjetshmi dhe cilat janë pritshmëritë?

Kastrioti ka ruajtur boshtin e skuadrës këtë sezon, edhe pse mund të jetë larguar ndonjë lojtar. Gjithsesi, ato largime i kemi përforcuar me lojtar të tjerë shumë të mirë, të cilët janë përshtatur mirë me pjesën tjetër të grupit.

A mund të pretendojë Kastrioti diçka më tepër sesa mbijetesa?

Po, kemi shumë besim se këtë vit mund të bëjmë diçka të mirë. Mbijetesën nuk do ta diskutojmë, por do të shikojmë për më lart, pasi i kemi të gjitha mundësitë.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Mbijetesën s’e diskutojmë, tentojmë më shumë”, Karakaçi: Në Shkodër nuk dalim pa pikë, Kastrioti është forcuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook