Shpërndanin kokainë dhe kanabis nga apartamenti, arrestohen dy të rinjtë në Austri, mes tyre një shqiptar

630x356

Dy shpërndarës droge në zonën e Salzkammergut në Austri, mes tyre edhe një i ri shqiptar, janë arrestuar së fundmi nga autoritetet policore.

Mësohet se 21-vjeçari shqiptar dhe një 20-vjeçar nga Uzbekistani furnizonin klientët e tyre me kanabis dhe kokainë, drogë të cilën e mbanin në një apartament që e kishin shndërruar në bazën operacionale të shitjes së narkotikëve.

Raportohet se dyshja përfundoi në pranga pasi banesa e tyre ishte zbuluar nga forcat e policisë, që i arrestuan kur ata po ktheheshin me një valixhe që mbante 2 kilogramë kanabis.

Shpërndanin kokainë dhe kanabis nga apartamenti, arrestohen dy të rinjtë në Austri, mes tyre një shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook