Tensionohet sërish situata në Kuvend. Deputet demokratë të pranishëm në seancën plenarë kanë reaguar kundër vendimit të përjashtimit të 12 deputetëve të opozitës.
Në seancë deputetë demokratë kanë protestuar duke fryrë bilbilat dhe bllokuar foltoren.
Ndërkohë Garda menjëherë është vendosur në rresht. Këto episode janë bërë refren i këtyre seancave të fundit. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nuk ka marrë sërish pjesë në seancën e sotme.
Arena e Lajmit